ShowBizzz

Moderatorja shqiptare bllokohet në anije në mes të detit, evakuohet nga emergjencat

Moderatorja Franceska Rustemi ka ndarë me ndjekësit një episod të pazakontë që i ka ndodhur gjatë një shëtitjeje me anije.

Nga pamjet e publikuara, duket se mjeti lundrues ku ndodhej moderatorja ka hasur në vështirësi në mes të detit, ndërsa një anije tjetër është afruar për t’u ardhur në ndihmë.

Më një moment shihet teksa grupit i dorëzohet një bidon i verdhë, çka ngre dyshimet se mund të kenë mbetur pa karburant ose të kenë pasur ndonjë problem teknik.

Në një tjetër pjesë të videos, Franceska shihet duke mbajtur lart një objekt sinjalizues me dritë të kuqe, të ngjashëm me një flakadan detar, i cili zakonisht përdoret për të treguar pozicionin dhe për të tërhequr vëmendjen në raste emergjente.

“Shenja ime që të filloj të besoj në syrin e keq, sepse kjo më ndodhi në një ditë të zakonshme gushti”, ka shkruar ajo krahas pamjeve, duke lënë të kuptohet se situata e papritur i kishte shkaktuar jo pak shqetësim.

Moderatorja nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth asaj që kishte ndodhur, por nga pamjet kuptohet se grupi ka marrë ndihmën e nevojshme dhe episodi është mbyllur pa pasoja serioze.

Të Ngjashme