Lajme

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka thënë se çështja e presidentit është krizë e Kurtit dhe ai do zgjidhje në kushtet e veta.

Molliqaj ka thënë se nëse nuk marrëveshje për presidentit dhe shkohet në zgjedhje, rezultati do të ishte ndryshe, sikurse opozita të mos bëhej pjesë e negociatave.
Ai ka thënë se qytetarët mendojnë që opozita është fajtore.

“Kriza është politike, zgjidhja i duhet veç Albinit, ai do zgjidhje në kushtet e veta, ky është qëndrimi jonë. Rezultati do të ishte ndryshe sikur opozita të mbante qëndrim parimor dhe mos të hynte në negociata. Këta ja mundësuan Albin Kurtit me i qit fajtorë, sot populli i Kosovës është duke menduar që opozita s’ka emër, s’po do, i ndali njëanshëm negociatat”, ka thënë Molliqaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Të hënën PDK e LDK njoftuar se kanë mbyllur diskutimet me Lëvizjen Vetëvendosje për çështjen e presidentit, duke akuzuar këtë parti se po e dërgon vendin në zgjedhje.

Ndërsa, kryeministri Kurti njëherit kryetar i LVV-së, tha se Lidhjes Demokratike i kishte bërë ofertë për bashkëqeverisje duke ia ofruar 4 ministri, por edhe kryetarin e

Kuvendit, që u refuzua nga LDK. Ndërsa, PDK-së i kishte ofruar postin e kryetarit të Kuvendit, por që edhe kjo e refuzoi.

Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 28 prilli.

Të Ngjashme