Lajme

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (Video)

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është shmangur për mrekulli në rrugën drejt Thethit.

Një grup turistësh kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, pasi një gur i madh është shkëputur nga shkëmbi dhe ka rënë mbi automjetin me të cilin po udhëtonin.

Sipas informacioneve, guri fillimisht ka goditur pjesën e sipërme të makinës, por për shkak të peshës së madhe ka depërtuar në kabinë, duke përfunduar mes sediljes së shoferit dhe asaj të pasagjerit të parë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmet në automjet, ndërsa fakti që asnjë prej personave në mjet nuk është lënduar është një mrekulli e vërtetë.

Fatmirësisht, turistët kanë dalë të gjithë pa lëndime dhe ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën.

Të Ngjashme