Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është prangosur në Obiliq, pasi dyshohet se bashkë me një tjetër kanë marrë paratë nga arka e një kompanie.
Sipas njoftimit, ata dyshohet se këtë vepër e kanë kryer duke qenë të maskuar.
“Rasti ka ndodhur me datën 19.09.2026 në rrugën “Llapi” në Obiliq, ku dy persona të maskuar, dyshohet të kenë vjedhë një shumë të parave (arkë) nga një kompani. Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e njërit prej personave të dyshuar.”, thuhet në njoftim.
I arrestuari, A.I, sipas njoftimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që personi i dytë i dyshuar lidhur me rastin është në kërkim nga ana e policisë.
