Në “Ferma VIP” është regjistruar një debat i fortë mes Vanesa Sono dhe banorit të ri, Henri, që ka nisur si bisedë e thjeshtë dhe ka përfunduar me emocione dhe lot.
Henri e ka pyetur Vanesën për lidhjen e saj me Indritin dhe jetën personale, duke marrë përgjigje të drejtpërdrejtë prej saj. Më pas biseda është thelluar edhe te jeta e saj jashtë fermës, ku ajo ka pranuar se pret reagim nga ish-partneri.
Situata është tensionuar kur Henri ka prekur raportin e Vanesës me vëllanë e saj, duke përmendur një moment të afërt mes tyre që ka ngjallur reagime në rrjet.
E prekur, Vanesa është përlotur dhe ka theksuar se marrëdhënia me vëllanë është e shenjtë për të dhe nuk pranon që të diskutohet. Ajo është larguar nga biseda e irrituar dhe më pas ka reaguar edhe me banorët e tjerë.
Pas këtij incidenti, mes saj dhe Henrit është krijuar një distancë e dukshme, duke treguar përplasje të forta brenda shtëpisë.
@fermavip.vizionplus“Te vëllai të mos më hyjë njeri se e …”/ Vanesa qan dhe përdor fjalë të ndryshme në drejtim të Henrit
♬ original sound – fermavip.al
