E diela do të sjellë mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë në të gjithë territorin e Kosovës.
Megjithëse temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë krahasuar me të shtunën, ngarkesa termike mbetet e pranishme.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11°C – 16°C dhe maksimalet 29°C – 34°C
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta do të favorizojnë humbjen e lagështisë nga toka. Rekomandohet monitorimi i nevojës për ujitje.
Indeksi UV do të jetë i lartë, ndaj rekomandohet kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell gjatë orëve me intensitet më të lartë.
