Lajme

Murati nënshkruan Udhëzimin Administrativ për digjitalizimin e arkave fiskale

Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale, i cili parasheh digjitalizimin e këtij sistemi.

Sipas njoftimit të tij, udhëzimi i ri synon që arkat fiskale të kalojnë në formë digjitale, duke ulur kostot për bizneset dhe duke e bërë sistemin më të thjeshtë dhe më efikas për përdorim.

“Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale, i cili mundëson që arkat fiskale të bëhen digjitale, me kosto më të lirë e më miqësore për bizneset. Qeveria për bizneset”, ka shkruar ai në Facebook.

Të Ngjashme