Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati para fillimit të seancës tha se seanca e thirrur sot pas përfundimit të afatit 30 ditorë është plotësisht kushtetuese.
Sipas tij edhe më 26 prill ishte data e fundit për konstituim por që ndodhi në tetor.
Murati: Seanca është plotësisht kushtetuese
“Seanca është plotësisht kushtetuese, kushtetuta e kërkon që të konstituohet kuvendi i kosoves. Nesoj e kujtoni vitin e kaluar që 26 prilli tka qenë data e fundit por eshtë konstituar në tetor”, tha Murati.
Kuvendi i Kosovës ka thirrur vazhdimin e seancës konstituive për të shtunën (sot) prej orës 11:00, ani se partitë ish-opozitare kërkuan që ajo të mbahej dje pasdite, duke theksuar se në mesnatë përfundonte afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e institucionit ligjvënës.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.
