Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavaci ka thënë se ende nuk kanë pranuar propozime zyrtare dhe konkrete për presidentin nga PDK e LDK.
Ajo ka thënë se mbesin në pritje të këtyre propozimeve dhe i ka ftuar PDK-në e LDK-në të kontribuojnë në zgjidhjen e çështjes së presidentit.
“Përtej deklaratave në media e rrjete sociale nga PDK e LDK, deri më tani, ne nuk kemi pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret karshi ofertës sonë për t’i dhënë vendit një president konsensual e unifikues. Për shkak të peshës së situatës dhe rëndësisë së afateve, ne mbesim në pritje të propozimeve konkrete edhe sonte, dhe i ftojmë edhe njëherë PDK-në e LDK-në që të kontribuojnë në tejkalimin e situatës me propozimin e 3 emrave, dhe t’i vënë në dispozicion nënshkrimet e të gjithë deputetëve të tyre dhe t’i japim fund krizës dhe t’i ofrojmë qytetarëve stabilitetin institucional që vendi e meriton”, ka shkruar ajo./teve1.info/
