Naim Murseli, i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, u betua, edhe në seancën e së premtes të Gjykatës Themelore në Prishtinë, se nuk e ka kryer e as nuk e ka organizuar likuidimin e saj.
Murseli: Behgjet Pacolli nuk ka lidhje me këtë rast
“Unë gjatë këtyre viteve prej ngjarjes jam akuzuar për një krim shumë të rëndë të cilin nuk e kam kryer unë nuk kam organizuar kurrfarë vrasje e as nuk kam marr pjesë në kurrfarë vrasje madje as nuk e kam parë vrasjen as unë dhe as fëmija sepse në momentin e vrasjes unë dhe fëmijët kemi qenë duke ikur…”
Gjatë vazhdimit të fjalimit, ai tha se pret vendim të drejtë të gjykatës ndërsa mohoi të ketë paguar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj. Murseli po ashtu tha se në momentin e likuidimit të saj, nuk ka qenë fare në veturë.
Murseli: Ju betohem nuk kam paguar për vrasjen
“Ju betohem që Naim Murseli nuk ka qenë fare në veturë në momentin e vrasjes, ju betohem Naim Murseli nuk ka pagur për vrajsen, kjo është e vërteta. Unë pa të drejta jam akuzuar, targetuar nga mediat nga kjo sallë por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Ju do të vendosni fatin tim, fatin e fëmijëve të mi, ju vlerësoni provat vlerësoni gjendjen faktike dhe reale dhe nga ju pres vetëm një dënim të drejtë, pres nga ju që vërtetë të ketë drejtësi për Liriodonën, sepse kjo Liridona meriton drejtësi të plotë”
Murseli foli edhe rreth përmendjes së mëhershme të emrit të politikanit e biznesmenit Behgjet Pacolli në këtë proces gjyqësor. Për të tha se nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt.
Murseli: Behgjet Pacolli nuk ka fare lidhje me këtë rast
Pastaj në këtë proces gjyqësor pa të drejt shumë herë disa herë është përmendur edhe Behgjet Pacolli i cili fare nuk ka lidhje me këtë rast dhe padrejtësisht iu është përmendur emri dhe kisha të nevojshme që të sqaroj se ndje keqardhje sa herë është përmendur emir i tij sepse është e pa drejt”, tha ai.
I akuzuari foli edhe për komunikimin më fëmijët e tij, për çfarë tha se ka dorëzuar si dëshmi një CD që paraqet komunikimin e tij me ta. Murseli tha se ai nuk flet me ta jo për shkak se ata nuk kanë dëshirë, por për faktin se ai ndodhet në qendrën e paraburgimit.
Vendim të drejtë nga trupi gjykues kërkoi edhe avokati i Murselit, Shemsedin Piraj i cili tha se mungon aj oqë njihet si “dashja direkte” në dispozitivin e aktakuzës, si element qenësor i fajit.
Prokurorja e këtij rasti, Javorka Perlinçeviq kërkoi burgim të përjetshëm për Murselin dhe dy të akuzuarit tjerë në këtë proces.
Një gjë të tillë e kërkoi edhe vëllai i viktimës, Leonardi bashkë me mbrojtësin e familjes së tij.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në Prishtinë. Ky rast fillimisht ishte raportuar si grabitje.
Aktgjykimi për këtë rast është caktuar më 21 prill nga ora 13:30, ndërkaq, të akuzuarit kanë hequr dorë nga e drejta për të qenë të pranishëm në atë seancë.
