Kuriozitete

NASA nxjerr hartat e reja, si ka ndryshuar ndotja nga ndriçimi artificial

NASA ka publikuar hartat e reja që tregojnë se si ka ndryshuar ndotja nga ndriçimi artificial midis viteve 2014 dhe 2022.

Projekti “Black Marble” jo vetëm që tregon ndotjen nga drita, por zbulon edhe aktivitete të tjera si peshkimin ilegal, djegia e gazit natyror dhe shpërthimet vullkanike.

Në hartat e NASA-s, zonat violet tregojnë ku ndriçimi gjatë natës është zvogëluar. Një zonë e koncentruar vjollcë duket qartë në Evropën Veriperëndimore.

Sipas NASA Earth Observatory: Francë (përfshirë Parisin) ka regjistruar një ulje prej 33%. Mbretëria e Bashkuar ka ulur ndotjen me 22%, Holanda me 21%.

Kjo ulje lidhet kryesisht me përdorimin e llambave LED më efikase dhe masave të kursimit të energjisë. Megjithatë, një pjesë e errësimit të mprehtë në 2022 erdhi edhe nga kriza energjetike evropiane pas konfliktit Rusi-Ukrainë.

Ndërkohë, shumë zona të botës po shohin rritje të ndotjes nga drita. Zonat e shënuara me të verdhë dhe ari tregojnë shtim të ndriçimit.

Në përgjithësi, radianca globale është rritur me 34% gjatë periudhës 2014-2022. Në SHBA, Bregu Perëndimor është bërë më i ndritshëm, ndërsa Bregu Lindor ka shënuar ulje, falë LED-ve dhe ndryshimeve ekonomike.

Kina dhe India Veriore kanë parë një rritje të madhe të ndriçimit për shkak të zgjerimit të shpejtë urban.

Lajmi i mirë është se ndotja nga drita mund të kthehet mbrapsht. NASA dhe organizata si Dark Sky International inkurajojnë masa të thjeshta që fillojnë nga shtëpia: Kufizoni dritat e jashtme.

Këto harta jo vetëm që tregojnë gjendjen aktuale, por shërbejnë edhe si mjet për të monitoruar ndryshimet mjedisore, ekonomike dhe urbane në mbarë botën.

Ndriçimi artificial është një nga ndotësit më të shpejtë në rritje të shekullit XXI, por siç tregojnë këto të dhëna, me vendime të zgjuara mund të rikthejmë errësirën natyrale të natës dhe të mbrojmë qiellin tonë të yjeve.

Të Ngjashme