Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar nga Policia e Kosovës në Han të Elezit, nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari dyshohet se ka kaluar kufirin nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës në mënyrë të paligjshme.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
