ShowBizzz

Ndarja nga Sara, reagon për herë të parë Dj PM

Pas raportimeve të fundit që flasin për një krizë në marrëdhënien e tij me Sarah Berishën, DJ PM ka bërë një postim në rrjetet sociale që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Ai publikoi disa fotografi nga performancat e tij, por ajo që u komentua më së shumti ishte përshkrimi që shoqëronte postimin.

“Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje”, shkroi ai.

Mesazhi është interpretuar nga shumë ndjekës si një reagim indirekt ndaj zërave që po qarkullojnë prej ditësh për raportin e tij me Sarah Berishën.

Aludimet për një ndarje u shtuan pasi dyshja ndaluan së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa Sarah u shfaq e vetme gjatë Sunny Hill Festival, duke nxitur edhe më shumë diskutimet.

Megjithatë, as Sarah Berisha dhe as PM nuk kanë konfirmuar publikisht se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Për këtë arsye, çdo interpretim mbi postimin e fundit të DJ-it mbetet në kuadrin e spekulimeve, ndërsa pritet të shihet nëse njëri prej tyre do të zgjedhë të reagojë më qartë në ditët në vijim.

Të Ngjashme