ShowBizzz

Nderim Neziri flet për të famshmit që kanë vështirësi financiare

Gazetari dhe opinionisti Nderim Neziri ka folur për personazhet që po bëhen të njohur përmes rrjeteve sociale, gjatë një deklarate në emisionin “The Elite Way” me Elita Rudin, ku ai është opinionist.

Ai u shpreh se, sipas tij, nëse këta persona nuk do ta kishin vëmendjen e publikut, nuk do të ishin aty ku janë sot.

Po ashtu, ai tha se njeh shumë persona që mbajnë statusin VIP dhe kanë ndikim në publik, por përballen me vështirësi financiare, shkruan “Kosovarja”.

Sipas Nezirit, fama nuk është gjithmonë tregues i gjendjes ekonomike, duke theksuar se disa figura publike mezi arrijnë t’i përballojnë shpenzimet deri në fund të muajit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nderim Neziri (@nderim.neziri) 

Të Ngjashme