Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjenerali i Brigadës Federico Collina, ka kryesuar sot ceremoninë e Transferimit të Autoritetit të Grupit Mbështetës të Shtabit të KFOR-it (HSG), të mbajtur në Kampin “Film City” në Prishtinë.
Gjatë ceremonisë, siç u tha përmes njoftimit në Facebook, Koloneli Brendan Norton ia dorëzoi komandën Kolonelit Richard Murnane, duke shënuar përfundimin e një detyre shumë të vlerësuar.
Në fjalimin e tij, Gjenerali Collina, thuhet se ka shprehur mirënjohjen e tij për Kolonel Norton, duke theksuar profesionalizmin e tij dhe duke vënë në dukje se HSG, nën udhëheqjen e tij të fortë, menaxhoi me sukses një gamë të gjerë aktivitetesh komplekse, duke siguruar vazhdimisht standarde të larta dhe duke ofruar mbështetje efektive për misionin e KFOR-it.
“Gjenerali Collina gjithashtu i uroi mirëseardhje Kolonel Murnane, duke kujtuar moton e KFOR-it, “Së bashku më të fortë për paqen”, dhe duke riafirmuar angazhimin e tij të qëndrueshëm për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet mes tjerash në postim.
