ShowBizzz

‘Ndihem i lënduar se më kanë ofenduar rëndë fëmijët’, Qetsori flet për kërcënimet e bëra ndaj familjes së tij

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Qetsor Ferrunaj ishte së fundmi i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ku foli për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”, por dhe për periudhën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

'Ndihem i lënduar se më kanë ofenduar rëndë

Ai tregoi se ka marrë kërcënime në rrjet nga ndjekësit e formatit, por më së shumti u shpreh i indinjuar pasi tha se kjo gjë i ka ndodhur dhe fëmijëve të tij.

'Ndihem i lënduar se më kanë ofenduar rëndë

“Kur kam dalë, na kanë sharë shumë fëmijët. Fansat kanë qenë shumë të përfshirë në ofendime dhe na kanë lënduar. Fëmijët të paktën, nuk u kanë bërë asgjë. Ato që kanë nxjerrë nga goja dhe i kanë shkruar, besoj se do t’u kthehen në shtëpitë e tyre.

Vërtetë ndihem i lënduar sepse ofendimet kundrejt fëmijëve janë të rënda. Janë të paarsyeshme në radhë të parë. Në radhë të dytë, janë shumë të rënda. Një prind i përjeton shumë rëndë. Unë, kur isha atje, u mundova të mos shaj askënd, sepse e di që kanë një prind. Pavarësisht se ata atje brenda e dinë që mund të përballen me çdo situatë, por familjarët mundësisht ishin jashtë këtyre përfshirjeve. Tipa dhe karaktere të ndryshëm janë gjendur shumë të guximshëm, duke shkruar ofendime nga më të çuditshmet. Gjuhë shumë e rëndë, e pamëshirshme për botën e më të vegjëlve. Në ndonjë moment, fansat e Luizit kur kemi pasur përplasje, janë përfshirë në situatë duke përdorur gjuhë urrejtjeje të frikshme mbi fëmijët”, tha Qetsori.

'Ndihem i lënduar se më kanë ofenduar rëndë