Whats-App është një nga aplikacionet që përdoret më shumë nga ne.I gjendur përballë rivalëve të fortë si telegram kompania e teknologjisë Meta që ka në pronësi edhe Facebook dhe Instagram ka vendosur të sjellë disa modifikime.
Mesazhet në këtë aplikacion mund të ndryshohen deri në 15 minuta pas dërgimit.Ky funksion do të vihet në dispozicion për 2 miliardë përdorues të WhatsApp në javët e ardhshme.
Nga rregullimi i një gabimi drejtshkrimor të thjeshtë e deri tek shtimi i një përmbajtje ekstra në mesazhin tuaj, ne jemi tepër të gëzuar t’ju ofrojmë më tepër kontroll në bisedat tuaja.
Gjithçka që ju duhet të bëni është të mbani shtypur mesazhin që do të editoni dhe të zgjidhni ‘Edit’ në menu deri në 15 minuta pas dërgimit te mesazhit.” tha kompania në një deklaratë
Mesazhet e modifikuara do të etiketohen si “të redaktuara”, kështu që marrësit janë të vetëdijshëm se përmbajtja është ndryshuar.
Megjithatë, atyre nuk do të tregohet se si mesazhi është modifikuar me kalimin e kohës.
Dhe vetë CEO i Meta, Mark Zuckerberg, e lajmëroi këtë ndryshim përmes një postimi në Facebook, ku shfaqi një mesazh të ndryshuar nga “Beast of luck!” në “Best of luck!”.