Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi po vazhdon të jetë aktive në sezonin e dasmave, edhe pse ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë. Artistja nuk i ka ndërprerë angazhimet muzikore dhe vazhdon të performojë në ahengje familjare me energjinë dhe profesionalizmin që e karakterizon.
Në paraqitjet e saj të fundit, Albina është shfaqur me barkun e rrumbullakosur, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve jo vetëm me pamjen e saj plot hijeshi, por edhe me interpretimet e fuqishme që ndezin atmosferën në çdo dasmë.
Pavarësisht se po përjeton një nga periudhat më të veçanta të jetës së saj, këngëtarja dëshmon se pasioni për muzikën mbetet i pandalshëm.
View this post on Instagram
