Një spital pranë Parisit ka gjetur një mënyrë të veçantë për të ndihmuar pacientët me depresion, ankth, autizëm dhe skizofreni: terapinë me gomarë.
Programi funksionon që nga viti 2016 dhe konsiderohet i vetmi i këtij lloji në Francë. Pacientët kalojnë kohë me gomarët, i shëtisin, kujdesen për ta dhe ndërveprojnë me ta, gjë që sipas mjekëve dhe infermierëve ndihmon në uljen e stresit, vetmisë dhe përmirësimin e vetëbesimit.
Shumë pacientë thonë se pas seancave ndihen më të qetë dhe më të relaksuar. Stafi i spitalit thekson se terapia me kafshë nuk zëvendëson mjekimin, por mund të jetë një ndihmë e rëndësishme në procesin e shërimit.
Për shkak të rezultateve pozitive, programi është zgjeruar edhe me kafshë të tjera si lepuj, breshka, dhi dhe zogj.
/tiranapost
