ShowBizzz

Në një film bashkë, nuk ua merr mendja për rolet që do kenë Luizi dhe Olta

Pak kohë më parë, u bë e ditur nga burime të ndryshme se Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët.

Bëhej fjalë për një film, në të cilin do merrnin pjesë si Luizi ashtu dhe Olta.

Ndërsa sot, burime për “Kryefjala” kanë treguar edhe rolet përkatëse që do kenë dy ish banorët e “Big Brother VIP”. Olta dhe Luizi do të jenë çift, burrë e grua.

TS Poll - Loading poll ...

Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, ku protagonistët kryesorë do të jenë dyshja Luiz-Olta.

Kimia e tyre u pa në Big Brother, kështu që është e sigurt që do të jetë interesante edhe në film.

Deri atëherë na mbetet të presim!

Olta gjithashtu shpeshherë është shprehur se Luizin e ka mik tani që loja mbaroi.