Lajme

Në seancën gjyqësore për vdekjen e Auron Thaqit shfaqen videot e natës kritike

Në Gjykatën Themelore në Prizren, këtë të premte po mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me rastin e vdekjes së të riut Auron Thaqi, i cili më 7 korrik 2024 ishte therur me thikë dhe më pas ishte hedhur nga një veturë në lëvizje.

Gjatë seancës së sotme po bëhet administrimi i provave, ndërsa janë lëshuar edhe video nga nata kritike, të cilat janë pjesë e procedurës gjyqësore.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit.

Të dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat që u ngarkohen.

Ndryshe, Auron Thaqi kishte mbetur i plagosur rëndë nga një sulm me thikë më 7 korrik 2024. Pavarësisht trajtimit mjekësor, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./teve1.info/

Të Ngjashme