LifeStyle

Nëntë cepat më të papastër të shtëpisë tuaj

Disa baktere mund të shumohen çdo 20 minuta nëse gjejnë kushtet e përshtatshme, dhe sipas disa studimeve, vendet më të papastra në shtëpi janë ato ku bakteret mund ta bëjnë këtë pa problem.

Këto 9 pjesë të shtëpisë konsiderohen më të papastra

Sipas ekspertëve rreth 75% e sfungjerëve të enëve përmbajnë baktere si salmonella, eschericia coli etj. Gjithashtu baktere mund të përmbajnë edhe: dërrasat e prerjes, ekspresi i kafesë, frigoriferi (kryesisht pjesa e ushqimeve të pagatuara dhe perimeve apo frutave të palara), lavamani.

Dorezat e dyerve dhe çelësat e dritave. Sipas ekspertëve bakteret shumohen në këto vende edhe me tepër se në banjo. Këtu përfshihen: doreza e frigoriferit, e mikrovalës, sobës, çelësat e dritave në banjo etj.

Mbajtësja e tualeteve (çanta). Ajo bëhet një vend i përshtatshëm që bakteret të shumohen më tepër nëse ju e merrni me vete kudo që shkoni. Bakteret mund të shkaktojnë infeksione në lëkurë apo sy. Sipas mjekëve produktet e tualetit duhet të zëvendësohen çdo 6 muaj.

Këtu besoj se nuk jeni të surprizuar dhe vendet më të papastra janë: vaska e banjës, pileta e ujit, çezmat, zona e pllakave pranë tualetit, peshqirët e dushit dhe furçat e dhëmbëve.

Koshi me rrobat e lara. Nëse do t’i lini për më shumë se 30 minuta jashtë lavatriçes pa hapur në tel duhet t’i lani sërish pasi bateret kanë filluar të shumohen.

Zyra dhe dhoma e pritjes. Kompjuterët, tastierat, telefonat, tableti, të gjitha mund të bëhen vend i përshtatshëm për t’u rritur bakteret. Edhe tapeti është një vend ideal.

Kafshët shtëpiake. Edhe ato mund të sjellin mikrobe në shtëpi, sidomos nëse lejohen të dalin jashtë shtëpisë. Vendi ku ato qëndrojnë është më i papastër prandaj duhet t’i pastroni me ujë të ngrohtë dhe sapun çdo ditë. Para se kafsha të hyjë në shtëpi duhet t’i pastroni putrat, ndërsa lodrat 1 herë në muaj.