Lajme

Nga 1 korriku ndryshon itinerari i linjës 7C, Trafiku Urban jep detaje

Kompania Trafiku Urban bën të ditur se, duke filluar nga 1 korriku i këtij viti do të hyjë në fuqi ndryshimi i itinerarit të linjës 7C, në bazë të një vendimi të Komunës.

Sipas njoftimit, linja 7C do të rikthehet në itinerarin e saj të mëparshëm të qarkullimit. Autobusi nuk do të vazhdojë më deri te qendra tregtare ETC, por do ta përfundojë itinerarin dhe do të kthehet te rrethi i FSK-së, siç ka funksionuar edhe më herët.

Trafiku Urban thekson se ky ndryshim është bërë për të përmirësuar organizimin e transportit publik, për të rritur efikasitetin e funksionimit të linjës, për të respektuar më saktë oraret e qarkullimit dhe për të ofruar një shërbim më të besueshëm për udhëtarët.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kenë parasysh këtë ndryshim gjatë planifikimit të udhëtimeve dhe të informohen me itinerarin e ri.

Trafiku Urban falënderoi qytetarët për mirëkuptimin, besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Të Ngjashme