Lajme

“Nga Anglia drejt Tiranës”/ Protestë kundër qeverisë në Londër, shqiptarët e diasporës niset me autokolonë për tubimin e 12 shtatorit

Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka zhvilluar dje një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke denoncuar korrupsionin galopant, kapjen e shtetit dhe politikat që kanë detyruar të rinjtë të braktisin vendin.

Me parulla kundër ekzekutivit dhe thirrje për çmontimin e sistemit korruptiv, shqiptarët e diasporës e bënë të qartë se zëri i tyre do të dëgjohet drejtpërdrejt në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit njoftuan nisjen e një autokolone të madhe automjetesh nga Anglia drejt Shqipërisë, me synim zbarkimin në Tiranë për t’iu bashkuar protestës masive të 12 shtatorit. Ky marshim automobilistik që do të përshkojë Europën shihet si një mesazh i fortë se diaspora është e gatshme të sakrifikojë për t’iu kundërvënë qeverisjes aktuale.

Të Ngjashme