Elvana Gjata është shfaqur së fundmi në një intervistë në “The Dalina Show”, ku ka folur për karrierën, jetën personale dhe momentet që e kanë formësuar ndër vite.
E pyetur për rikthimin e mundshëm në Festivalin e Këngës, ajo nuk dha një përgjigje të prerë, duke lënë gjithçka të hapur për të ardhmen: “Nga të dyja festivalet unë kam marrë 2 valixhe shumë të mira me mësime të cilat do t’i përdor për herën e tretë që nuk e di kur do jetë. Nuk e di se si do të vijë jeta. Nuk mund të them as që nuk dua të marr pjesë, as do marr pjesë. Nuk e di sinqerisht, do t’i lë gjërat të vijnë natyrshëm.”
Të lidhura
None found
Këngëtarja foli edhe për sakrificat që i ka sjellë fama dhe angazhimet e shumta, duke pranuar se një nga gjërat më të vështira për të është mungesa pranë njerëzve të saj më të afërt: “Një nga faturat më të shtrenjta që unë paguaj dhe një nga sakrificat më të mëdha që unë bëj në punën që bëj është të mos jem prezente aq sa do doja të isha prezente në jetët e njerëzve të mi më të shtrenjtë dhe këtë gjë e vuaj shumë. Do doja që të kaloja më shumë kohë me familjen time me miqtë e mi të zemrës, por puna që bëj unë (pa diskutim që e dua shumë punën që bëj dhe jetoj me të), por kërkon shumë energji dhe kohë dhe të merr kohën nga njerëzit e tu më të shtrenjtë dhe kjo gjë më mundon shumë.”
Duke folur për mënyrën si i përballon momentet e vështira, Elvana u shpreh se ka zgjedhur të mos kërkojë ndihmë profesionale, por t’i kalojë vetë: “Të gjitha momentet më të vështira të jetës time kam zgjedhur që t’i kaloj me veten dhe unë nuk kam zgjedhur asnjëherë që të kërkoj ndihmë profesionale. Absolutisht që nëse dikush zgjedh të kërkojë, është mënyra e tyre dhe jam shumë në rregull me këtë gjë, por mënyra ime ka qenë që momentet më të errëta më të rënda më të vështira t’i kaloj me veten, pa alkool, pa ilaçe, asnjë gjë që s’ka të bëjë me forcën që kam gjetur brenda vetes time.”
Ajo shtoi se muzika për të është mënyra më e fortë e shprehjes së emocioneve dhe reagimit ndaj gjithçkaje që përjeton: “Prandaj nuk më kanë pëlqyer kurrë intervistat sepse gjithmonë mesazhet më të forta kam zgjedhur t’i jap përmes muzikës. Është një instikt, i kthyer në strategji sepse kur ti e njeh mirë veten tënde e di kur të reagosh dhe unë jam mësuar që të gjithë këtë dhimbjen dhe emocionet e forta t’i përdor si një karburant për artin tim.”
E pyetur për mënyrën si perceptohet suksesi i saj në shoqëri, ajo u shpreh se shpesh nuk është e lehtë të pranohet suksesi i një gruaje: “Mendoj që kuptohet, thjesht nuk pranohet lehtë në shoqërinë tonë që një femër të jetë e suksesshme të jetë e zonja e vetes dhe të ketë mundur që të krijoje të ardhura shumë të mira me profesionin dhe punën e saj.”
Duke folur për dashurinë, Elvana e përshkroi si një ndjenjë që të rrit kur është e shëndetshme: “Mendoj që kur është e shëndetshme, të frymëzon dhe të bën që të jesh njeri më i mirë dhe të bën që të jesh njeri më kreativ. Dashuria nuk janë fjalët e bukura, por janë veprat.”
Ajo ndau edhe rëndësinë që i jep ushqimit dhe stilit të jetesës, duke treguar se shpesh është vegane dhe beson në fuqinë e ushqimit të shëndetshëm për trupin dhe shëndetin.
Në fund, Elvana nuk e fshehu dëshirën për të pasur një fëmijë, duke e konsideruar një ëndërr personale: “Unë gjithmonë kam dashur që të kem fëmijë sepse i dua jashtëzakonisht shumë fëmijët. Është e vërtetë që ky mendim ka qenë më i shpeshtë në mendjen time kohët e fundit. Sigurisht që do kisha dashur që ta kisha një fëmijë edhe më herët dhe është një ëndërr që dhe unë të kem bekimin që të kem një fëmijë në jetë.”
Të Lidhura:
- Beyonce në rrëfim të rrallë: Nuk doja që vajza ime të ngjitej në skenë
- “Më hoqën nga skena, punoja në llaç”/ Rrëfimi i rrallë mes lotësh i Laxarelës: Më ndau i dashuri nga frika e regjimit
- “Të gjithë kishin frikë nga gjithçka”/ Ermal Meta rrëfen për italianët jetën në diktaturë dhe Enver Hoxhën: Çdo lagje kishte spiunë!
- ‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vd*kjen e saj
