Kuriozitete

Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, policia krijon kordon sigurie

Ka nisur grumbullimi i studentëve dhe gjimnazistëve përpara Ministrisë së Arsimit, në ditën e shtatë të protestës në Tiranë.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, protesta e sotme ka nisur me këngë dhe valle, ndërsa të rinjtë janë mbledhur për të vijuar qëndrimin e tyre përpara institucionit.

Ndërkohë, efektivët e Policisë së Shtetit janë pozicionuar përballë Ministrisë së Arsimit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit.

Prej gjashtë ditësh, studentë, nxënës dhe qytetarë kanë protestuar në kryeqytet. Tubimet e ditëve të mëparshme janë shoqëruar me episode dhune dhe ndërhyrje të Policisë së Shtetit, djegie të disa bizneseve private, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe lëndime nga të dyja palët.

Të Ngjashme