Lajme

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Mësuesi pëson infarkt pas procesit mësimor, humb jetën

Një mësues nga rrethi i Devollit ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në fshatin Marjan të Bashkisë Maliq.

Sipas informacioneve, 55 vjeçari A.B u gjet i pajetë në rrugë pas përfundimit të procesit mësimor, ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt teksa ishte duke shkuar drejt automjetit, shkruan abcnews.al, raporton KlanKosova.tv.

Raportohet se mësuesi vuante nga probleme shëndetësore dhe përshkonte çdo ditë rreth 20 kilometra në këmbë për të shkuar në shkollë.

Pas mungesës së tij në banesë, familjarët njoftuan policinë, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës për ekzaminime të mëtejshme, për shkak edhe të distancës dhe kushteve të vështira infrastrukturore në zonë.

Moneytizer Paragrafi 4



ks

Të Ngjashme