Lajme

Nis seanca gjyqësore ndaj Leutrim Fejzës, i akuzuar për vrasjen e rëndë të Bekim Varit

Me fillimin e seancës në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka nisur të mërkurën shqyrtimi gjyqësor ndaj Leutrim Fejzës, i cili akuzohet për vrasjen e 38-vjeçarit Bekim Vari nga fshati Pleshinë e Ulët, Ferizaj.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Bekim Vari ishte larguar nga banesa më 22 janar 2025, ndërsa zhdukja e tij ishte raportuar zyrtarisht më 29 janar.

Prokuroria pretendon se viktima është privuar nga jeta më 23 janar 2025, në një zonë malore të fshatit Manastirc, në rrethana që cilësohen si mizore. Për këtë rast, Leutrim Fejza ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Seanca e së mërkurës shënon fillimin e procesit gjyqësor, gjatë të cilit pritet të paraqiten provat dhe argumentet e palëve lidhur me rastin.

Rasti kishte tërhequr vëmendje të madhe të opinionit publik pas raportimit të zhdukjes së Bekim Varit dhe zhvillimeve që pasuan hetimet, të cilat çuan në ngritjen e aktakuzës ndaj të pandehurit.

Të Ngjashme