Lajme

Nisin hetimet për alarmin e rremë për bombë në një shkollë në Leshak

Policia e Kosovës ka konfirmuar se alarmi për bombë në një shkollë në Leshak të Leposaviqit ka rezultuar i rremë, pasi gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Leshak, Leposaviq 28.10.2026 – 07:17. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në email-in e shkollës ku punon si mësimdhënës, ka pranuar një mesazh ku thuhet se brenda objektit të shkollës ishte vendosur një bombë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme duke evakuuar personelin dhe nxënësit.

Shkolla është kontrolluar nga njësitë për deminim të policisë dhe Njësia K9 dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, thuhet ne në njoftimine policisë.

Të Ngjashme