Kuriozitete

Lëndë plasëse pranë derës së një lokali në Kamëz, ndërhyjnë forcat xheniere

Një sasi e dyshuar lënde plasëse është konstatuar mëngjesin e kësaj të enjteje pranë derës së një lokali në rrugën “Berisha”, në Kamëz. Lënda e dyshuar është gjetur rreth orës 06:30 dhe fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, lokali është në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç.

Shërbimet e specializuara xheniere kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të Ngjashme