ShowBizzz

Nita Latifi i kundërpërgjigjet Bledi Manes

Sot Bledi Mane bëri një postim duke thënë se e aktivizoi Nitën sa ishte në BB VIP pasi ishte lënë në harresë nga konkurrentët e tjerë.

Për këtë pati një replikë nga Latifi, e cila ia bëri të ditur Manes se e ka shfrytëzuar respektin e saj për ca pëlqime e ca lajme nëpër portale.

“Nje permirsim i vogel!! Ti hyre dhe te shkelen ne fyt e s’te lan me leshu za, Nita te respektoi, te beri te ndihesh faktor me zgjedhjen per lojen e dasmes, vetem e vetem pse i erdhi keq per ty, e ti kur dole e shfrytzove respektin e Nites per ca llajka e ca lajme ne portale, deri sa Nita ishte e mbyllun pa asnje info. Bravo Bled Mane, vazhdo bjer edhe me poshte se qe ke ra…”, ka shkruar ajo.

Bledi Mane hedhi akuza të mëdha kundrejt këngëtares pas një interviste që këngëtarja nga Kosova dha së fundmi.

Ajo u shpreh se nuk i erdhi mirë kur pa jashtë që Bledi e kishte shfrytëzuar pas dasmës që ndodhi brenda Big Brother VIP Albania 2.