ShowBizzz

Një dasmë në horizont! Iva Tiço thotë se mund të martohet brenda 2023-it

2023-shi, viti i dasmave! Gazetarja e njohur Iva Tiço ka folur për përgatitjet për dasmën  me partnerin e saj gjerman.

Ajo ka thënë në emisionin “Më prit në fundjavë”, se ka menduar për një dasmë me shumë pak të ftuar dhe jashtë Shqipërisë.

Kjo sipas saj mund të shmangte pakënaqësitë për mospjesëmarrjen në ceremoni të miqve dhe të afërmve. Përsa i përket menusë në dasmën e saj, Iva tha se do të ketë një gërshetim mes gatimeve shqiptare dhe kuzhinës gjermane.

E pyetur nëse do të martohet brenda vitit 2024, gazetarja nuk e mohoi.

“Nuk e di mund të jetë dhe 2023, mendova se mund të ishte 2023-i por duhet të heq dhe 3 kile që të provoj fustanet. Për arsye shëndetësore, nuk kam shkuar në palestër 5 muajt e fundit.”, ka thënë Iva Tiço.