Një fetë bukë në mëngjes ndihmon në humbjen e peshës

Karbohidratet konsiderohen nga shumë si të ndaluara në një dietë që synon humbjen e peshës. Hulumtimet e kryera në Tel Aviv, megjithatë, sollën në pah të dhëna të reja që përmbysin këtë teori.

Sipas studiuesve, një fetë bukë në mëngjes mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

“Një fetë bukë në mëngjes ul nivelet e glukozës në gjak dhe është më pak e majme se një fetë bukë pasdite”, thotë drejtuesja e hulumtimit, Dr. Daniela Jakubowicz, duke shtuar:

“Koha kur hani diçka është më e rëndësishme se çfarë hani dhe sa kalori ka.”

Sipas rezultateve të hulumtimit, pjesëmarrësit që konsumuan një mëngjes të madh, një drekë mesatare dhe një darkë të lehtë humbën katër herë më shumë peshë sesa ata që hëngrën gjashtë vakte identike gjatë ditës.

TS Poll - Loading poll ...

Ky hulumtim i veçantë fillimisht është bërë për rastet e diabetit dhe obezitetit, megjithatë është një tregues i mirë se si mund të humbni më shumë peshë.

Nutricionistja Susie Burrell pajtohet se gjetjet e hulumtimit janë inkurajuese.

“Është provë se koha e vaktit dhe shpërndarja e karbohidrateve gjatë gjithë ditës është një pjesë e rëndësishme e humbjes dhe menaxhimit afatgjatë të peshës.”

“Nivelet e balancuara të glukozës, dhe për rrjedhojë rregullimi i insulinës, është gjëja më e mirë që mund të bëjë dikush për kontrollin afatgjatë të peshës dhe ngrënia e karbohidrateve të kontrolluara nga porcionet është mënyra më e lehtë për ta arritur këtë.”

Për shembull, mund të lyeni bukë me gjalpë dhe të shtoni fara. Kombinimi i këtyre ushqimeve është i shijshëm, i shëndetshëm dhe dietik.

Një alternativë tjetër është kombinimi i bukës me vezë dhe avokado.

Konsumoni bukë pa sheqer dhe me pak kripë që janë më të shëndetshme dhe të dobishme për trupin.

Related Articles

Back to top button