ShowBizzz

Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner pritet t’i japin fund beqarisë këtë shtator në vendin magjepsës Palermo, me një ceremoni luksoze që po cilësohet si një nga eventet më ekskluzive të vitit.

Festimet thuhet se do të zgjasin 3 ditë, nga 5 deri më 7 shtator, në ikoniken Villa Igiea, hotelin me pamje mahnitëse nga deti, ku çifti ka organizuar darka gala dhe festa private larg syrit të publikut.

Të lidhura

None found

Në përgatitjet sekrete është përfshirë edhe stilistja legjendare Donatella Versace, pasi fustani i nusërisë pritet të mbajë firmën e famshme Versace. Sipas raportimeve, në dasmë mund të marrë pjesë edhe ikona e muzikës Elton John, një nga miqtë më të afërt të çiftit.

Historia e dashurisë mes Dua Lipës dhe Callum Turner nisi të përflitej në fillim të vitit 2024, ndërsa tashmë duket se po kurorëzohet me një “po” romantike në zemër të Sicilisë.

Të Lidhura:

  1. Veç performancave magjike, Dua Lipa vodhi vëmendjen e veshur në Swarovski
  2. Dua Lipa fotografohet në momente intime me të fejuarin Callum Turner gjatë pushimeve në brigjet italian
  3. Dukagjin Lipa reagon pas fotos së shumëpërfolur të Dua Lipës: Ajo nuk pi cigare…
  4. Dua Lipa me plot shkëlqim realizon poza provokuese, ndërsa vë në pah këmbët e saj të gjata

Të Ngjashme