Këngëtarja Rovena Stefa ka uruar nënën e saj përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar edhe një fotografi të saj. Në urimin e ndjerë, Rovena e ka cilësuar të ëmën si heroinën e saj.
Në fotografinë e publikuar, nëna e këngëtares shfaqet mjaft elegante, me një kapele në kokë dhe një paraqitje të kuruar.
Edhe në moshën 77-vjeçare, ajo duket në formë të mirë, shkruan “Kosovarja”.
Rovena Stefa njihet për lidhjen e afërt që ka me nënën e saj dhe herë pas here ndan me publikun momente të veçanta nga jeta familjare.
