Indri i ka dhënë fund lidhjes me Vanesën, dashuri e cila lindi në Ferma Vip mes shumë dilemash dhe polemikash.
Vanesa e cila kishte një lidhje nga jashtë e ndërpreu pas afrimitetit me Indrin, ku këngëtarja shprehu mes tyre nuk kishte thjesht pëlqim, por edhe dashuri.
Të lidhura
None found
Por dalja e Vanesës nga Ferma Vip duket se ka qenë një liri për Indrin. Aktori i ka shprehur këto ndjesi përmes një letre, e cila u lexua nga vetë aktori.
“Gjatë ditëve që nuk kemi qenë bashkë kam patur një liri dhe besoj ka qenë edhe për ty.
Nuk besoj që historia jonë mund të ketë të ardhme. Nuk kam ndjerë mungesë, por liri. Disniveli i ndjesisë është bërë më i qartë në largësi. Kam pasur dëshirë që kur të dal nga këtu të dal e të takohemi ballë për ballë. Unë nuk jam i duhuri për ty dhe ti meriton një person që të do”, thuhet në letër.
View this post on Instagram
Të Lidhura:
- VIDEO/ Indri dhe Vanesa shkëmbejnë puthjen e parë në “Ferma VIP”
- “Ndjej shumë për Indrin”, Vanesa: E kam të çmuar! Aktori: Marrëdhënia jonë është bio
- Indri merr surprizën e veçantë nga djali dhe nëna në 37-vjetorin e lindjes, festës i bashkohet edhe Vanesa, fermerja nuk mbahet nga lumturia (VIDEO)
- Do të ndahen apo do të martohen? Opinionistët e Ferma Club: Çfarë shkruhet në letrën e Indrit për Vanesën
