Lajme

Osmani: 27 prilli plagë e hapur, Serbia të hapë arkivat dhe të japë llogari për krimet

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se 27 prilli, Dita e të Zhdukurve me dhunë gjatë luftës, mbetet një plagë e hapur për Kosovën.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se familjet e viktimave ende jetojnë në pritje dhe ankth, disa për një varr e disa për një përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre.

Familjet ende presin. Disa për një varr. Disa për një përgjigje. Që të gjithë në ankth. Kosova kërkon drejtësi të plotë.

Serbia duhet të hapë arkivat dhe të japë llogari për krimet. Mbajtja e të zhdukurve me dhunë dhe fshehja e varrezave masive është krim i përsëritur i Serbisë. E ardhmja ndërtohet vetëm mbi të vërtetën.

Paqja e vërtetë ndërtohet vetëm kur ka drejtësi. E vërteta e vetme është se Serbia ende fle mbi varreza masive”, shkroi Osmani. 

Të Ngjashme