ShowBizzz

P.Diddy mund të lirohet më herët nga burgu, zbulohet data e re

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs mund të dalë nga burgu më 6 shkurt 2028, pothuajse një muaj më herët nga afati i paraparë më parë.

Sipas të dhënave të Byrosë Federale të Burgjeve në SHBA, data e lirimit të tij është ndryshuar pas transferimit nga burgu Fort Dix në New Jersey në institucionin Allenwood në Pensilvani.

Combs, 56-vjeçar, po vuan dënimin prej 50 muajsh burgim, pasi u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me transportimin e personave me qëllim prostitucioni.

Gjatë qëndrimit në burgun e mëparshëm, reperi ishte përballur me masa disiplinore për pretendime lidhur me përdorimin e telefonave të ndaluar dhe konflikte me të burgosur të tjerë. Raportohet gjithashtu se kishte humbur 41 ditë nga krediti për sjellje të mirë.

Përfaqësuesi i tij ka thënë se mirëpresin ndryshimin e datës nëse informacioni konfirmohet, duke theksuar se siguria dhe mirëqenia e Combs mbeten prioritet.

Të Ngjashme