Lajme

Pa nënën përtej rrugës, 11-vjeçari humb jetën pasi u godit nga autobusi

Një djalë 11-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u përplas fillimisht nga një autobus dhe më pas nga një makinë, ndërsa po tentonte të kalonte rrugën në një moment kur kalimi nuk ishte i sigurt.

Seth Fulton ishte duke lëvizur me biçikletë në trotuar përgjatë Nottingham Road në Chaddesden, Derby, më 17 prill, kur pa nënën e tij në anën tjetër të rrugës dhe vendosi të shkonte drejt saj, transmeton Klankosova.tv.

Teksa tentoi të kalonte rrugën, ai u godit nga një autobus, i cili e përplasi në drejtim të një automjeti VW Polo. 11-vjeçari u dërgua në Queen’s Medical Centre në Nottingham, por fatkeqësisht ndërroi jetë po atë ditë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas përfundimit të hetimit, vdekja e djalit u cilësua si pasojë e një aksidenti rrugor, ndërsa shkaku i vdekjes u regjistrua si dëmtim traumatik në kokë, raporton Daily Star,

Të Ngjashme