Lajme

Pacolli u bën thirrje shqiptarëve të votojnë: Bashkë për Luginën!

Ministrja Fitore Pacolli u është drejtuar shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke i ftuar të marrin pjesë në zgjedhjet e sotme dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli ka theksuar se shqiptarët në këto tri komuna meritojnë barazi, dinjitet dhe perspektivë në vendlindjen e tyre.

Ajo ka vlerësuar se pjesëmarrja në zgjedhje përbën një mundësi për qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre dhe të ndikojnë në përfaqësimin e së ardhmes së tyre.

Postim i plotë:

Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë meritojnë të jetojnë të barabartë, me dinjitet dhe me perspektivë në vendlindjen e tyre.

Pjesëmarrja juaj në zgjedhje sot është mundësi e madhe për ta shprehur vullnetin tuaj dhe për të vendosur për përfaqësimin e së ardhmes suaj.

U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë që kanë të drejtë vote të marrin pjesë në zgjedhje sot dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike, duke votuar për “Koalicionin Shqiptar” me numër 17.

Bashkë për Luginën!

Të Ngjashme