Lajme

Shaip Kamberi voton në Tërnoc: Shqiptarët e kanë obligim moral, kombëtar e politik që të votojnë

Shaip Kamberi, bartës i listës së Koalicionit Shqiptar, ka votuar në vendlindjen e tij, në Tërnoc, në kuadër të zgjedhjeve që po mbahen në Serbi.

Kamberi është shfaqur në disponim të mirë, ndërsa në vendvotim janë të pranishëm edhe vëzhgues nga misioni i OSBE-së.

“Shqiptarët e kanë obligim moral, kombëtar e politik që të votojnë. Po shoh një entuziazëm dhe i falënderoj bashkëkombësit nga Kosova që kanë ardhur për të votuar. Presim që në këto zgjedhje lista jonë e përbashkët t’i fitojë tri mandate në Parlament”, ka thënë Shaip Kamberi.

Koalicioni Shqiptar është formuar përmes bashkimit të subjekteve politike shqiptare në Luginën e Preshevës, me synimin për të garuar së bashku në këto zgjedhje.

Të Ngjashme