Lajme

Pak kohë para nisjes së “Big Brother VIP 6”, Selin Bollati zbulon pa dashje kush do jenë opinionistët?

Gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, Selin Bollati ka bërë një deklaratë që ka ngritur pikëpyetje nëse Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari do të jenë opinionistët e edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP”.

Gjithçka nisi teksa Orinda Huta po diskutonte një studim të organizatës britanike “Drinkaware”, sipas të cilit 26 për qind e punonjësve ishin penduar për veprimet e tyre gjatë festave të punës, kryesisht për thashetheme apo flirtime me kolegët.

Në këtë moment ndërhyri Selin Bollati, e cila përmendi festën që Top Channel pritet të organizojë për fillimin e sezonit të ri.

“Aman se kemi dhe festën tonë shumë shpejt, fillimi i sezonit. E meqenëse Orinda tha se në këtë rast janë thënë thashethemet në festë, unë po ju them disa thashetheme jashtë feste për festën. Në festë do të jenë prezentë Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari”, tha Selin.

Deklarata tërhoqi menjëherë vëmendjen e Orinda Hutës, e cila e lidhi praninë e dy emrave me edicionin e ardhshëm të reality show-t.

“Moj Selin, po na thua ndonjë lajm që nuk e dimë? Po konfirmon diçka për ‘Big Brother’-in e ardhshëm?”, e pyeti ajo.

Por Selin Bollati u përpoq të shmangte një konfirmim të drejtpërdrejtë, duke deklaruar se nuk po konfirmonte asgjë.

“Ndoshta ata mund të vijnë dhe si ish-opinionistë të ‘Big Brother’, atë nuk e dimë. Gjithsesi ne i përshëndesim dhe na ka marrë malli që t’i shohim dhe live dhe në ekran”, përfundoi ajo.

Megjithëse Bollati nuk konfirmoi zyrtarisht emrat e opinionistëve.

Të Ngjashme