Lajme

Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për ditën e martë moti parashikohet i thjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri ne pasdite.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës e pasdite. Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 37 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 19 rgadë celcius.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Veriperëndim-verilindje.me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Të Ngjashme