Pas historisë me Elhaida Danin, një kapitull që duket tashmë i mbyllur, Ledian Agallijaj ka tërhequr vëmendjen me një Story të publikuar në Instagram, ku shfaqet një vajzë misterioze.
Dhe nuk është vetëm fotografia ajo që ka ngritur pikëpyetje. Balerini e ka shoqëruar postimin me dedikimin “My endless summer” që nënkupton “Vera ime që s’ka fund” ose “Një verë që do doja të zgjaste përgjithmonë”.
Për momentin nuk ka asnjë konfirmim dhe Lediani nuk ka dhënë detaje që mund të zbulojnë natyrën e raportit mes tyre. Megjithatë, fotografia dhe mbishkrimi kanë mjaftuar për të ngritur dyshimet se në jetën e tij mund të ketë hyrë dikush i ri.
Ndërkohë, Elhaida Dani vijon angazhimet me turneun e “Notre Dame de Paris”, çka e bën edhe më pak të mundshme që vajza në foton e publikuar nga Lediani të jetë ajo.
Sa i përket historisë me Elhaida Danin, shenjat se marrëdhënia e tyre po kalonte një periudhë të vështirë kishin nisur prej muajsh. Në dhjetor, Elhaida nuk e ndiqte më Ledianin në Instagram dhe fshiu fotot së bashku nga profili. Në atë kohë, Lediani vazhdonte ta ndiqte dhe madje e publikoi në një Story, duke krijuar jo pak konfuzion për statusin e çiftit.
Por në fund të janarit, edhe veprimet e tij dukej se tregonin të njëjtën gjë. Lediani nuk e ndiqte më Elhaidën dhe fshiu fotot me të.
Vetë Elhaida ka folur muaj më parë për vështirësitë në marrëdhënien e tyre. E ftuar në tetor 2025 në “The Dalina Show” me Dalina Buzin, ajo pranoi se viti i fundit kishte qenë i vështirë për të dy, veçanërisht për shkak të angazhimeve profesionale dhe distancës.
Në atë kohë, këngëtarja fliste ende për dëshirën për të krijuar një familje dhe një jetë më të qëndrueshme së bashku, por pranonte se realiteti profesional i të dyve ua vështirësonte.
Tani, disa muaj pas atyre sinjaleve dhe një “My endless summer” në Instagram, pyetja që lindi: A po na prezanton Lediani, pak nga pak, me një dashuri të re?
