Ilir Prapashtica, i njohur për publikun e gjerë si “Longari” nga seriali dikur i njohur “Familja Moderne”, ka publikuar në rrjetet sociale një mbishkrim me disa krahasime për kohën në të cilën jetojmë.
Postimi i tij vjen pas deklaratave të aktorit Fatos Kryeziu, të cilat u komentuan për shkak të çasjes ndaj rolit të gruas dhe burrit.
“Longari” ka shkruar se dikur, sipas tij, qeni rrinte i lidhur me zinxhirë, gruaja brenda në shtëpi, ndërsa burri me shokë nëpër kafene. Në vazhdim, ai ka bërë një krahasim me kohën e sotme, duke thënë se rolet kanë ndryshuar, shkruan “Kosovarja”.
“Mire i kemi pasë punët kur: Qeni u kanë me zinxhirë, gruaja brenda në shpi, burri me shokë nëpër kafe… Prej që hyni qeni brenda, burri u lidhë me zinxhirë në shpi, gruaja me shoqe nëpër kafe… U prishë dynjaja!”, ka shkruar ai.


