Ka kaluar kohë që kur nuk kemi dëgjuar të reja rreth jetës romantike të bukuroshes Kader Kicaj, e cila që pas daljes nga formati televiziv ka qenë mjaft e komentuar në mediat rozë. Megjithatë, një postim i fundit i bërë nga ajo në llogarinë e saj në Instagram ka ndezur menjëherë thashethemet se mos diçka e re ka lindur në jetën e saj private.
Siç shihet në postimin e saj ish-banorja e Big Brother VIP Kosova po shijon disa ditë pushimesh luksoze në Bodrum të Turqisë. E veshur me bikini ngjyrë kremi dhe një kapele verore, Kaderi ka treguar linjat e saj perfekte trupore në një plazh përrallor.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve nuk është vetëm pamja e saj tërheqëse, por përshkrimi misterioz që shoqëron foton.
Kaderi ka shkruar: “Nuk jam e sigurt nëse po ndjek diellin apo një dashuri verore”, duke lënë të nënkuptohet se pushimet në Turqi mund të jenë duke u shoqëruar nga një romancë e re.
Ky deklarim ka ngritur menjëherë dyshimet tek ndjekësit e saj nëse bukuroshja ka gjetur sërish dashurinë, apo nëse thjesht po luan me imagjinatën e fansave.
Se çka fshihet pas këtij përshkrimi dhe a ka nisur zyrtarisht një kapitull i ri për të, mbetet për t’u parë në vijim.
View this post on Instagram
