Policia e Kosovës në Rajonin e Mitrovicës së Jugut ka ndërmarrë veprime informuese dhe parandaluese pas paralajmërimeve për stuhi, erëra të forta dhe reshje gjatë ditës së sotme.
Zyrtarët policorë kanë shpërndarë fletushka informuese në hapësira publike, qendra të qyteteve dhe biznese, duke i njoftuar qytetarët për masat e sigurisë që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e jetës dhe pronës.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të largojnë ose të fiksojnë çadrat, karriget, tavolinat, vazot dhe objektet e tjera që mund të bartën nga erërat e forta. Gjithashtu, qytetarëve u është rekomanduar që të sigurojnë dyert dhe dritaret, si dhe të mbajnë të mbushur telefonat mobilë dhe bateritë rezervë në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Qytetarët që ndodhen jashtë janë këshilluar të kërkojnë strehim në objekte të sigurta dhe të shmangin qëndrimin nën pemë, pranë shtyllave elektrike dhe në zona të hapura.
Ndërkaq, drejtuesve të automjeteve u është bërë thirrje që, në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike, të ndalojnë në vende të sigurta, të shmangin rrugët e përmbytura dhe të mos i parkojnë automjetet nën pemë apo pranë shtyllave elektrike.
Policia ka njoftuar se do të vazhdojë ta monitorojë situatën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e sigurisë dhe, në rast të ndonjë situate emergjente ose rreziku, të njoftojnë menjëherë
