ShowBizzz

Pas përplasjes në Prime, Jetmiri vazhdon akuzat ndaj produksionit të BBV3! Çfarë bëri kësaj rradhe?

Gjatë spektakleve të fundit të “Big Brother Vip”, Jetmiri nuk është kursyer përsa i përket ankesave që ka kundrejt produksionit të programit.

Gjatë një spektakli të shkuar u shfaq një klip ku tregonte një përplasje të tij me Heidin, ndërsa Jetmiri ishte i pakënaqur me mënyrën si ishte montuar videoja pasi sipas tij e kishte nxjerrë totalisht ngjarjen nga konteksti duke e bërë të dalë keq në publik.

Kjo ishte një pakënaqësi që Jetmiri nuk e la pa e shprehur, ndërsa vazhdon ende t’i mëshojë kësaj gjëje.

TS Poll - Loading poll ...

Ditën e sotme ai kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “montazh=diskreditim”, duke i bërë kështu ballë produksionit.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të djeshëm ai i doli sërish kundër produksionit e madje kërkoi të linte shtëpinë, pasi nuk mund të kuptonte se si një personazh si Egla, sipas tij një personazh ç’njerëzor që nuk mund të shfaqet në televizion publik, nuk është përjashtuar ende nga programi për ofendimet e shpeshta dhe thyerjen e rregullave.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)



lokimagazine