Lajme

Pas protestës, komunat i dërgojnë kërkesat në Qeveri

Pas protestës së sotme, Asociacioni i Komunave të Kosovës do t’ia përcjellë Qeverisë kërkesat e komunave.

Kryetari i Asociacionit, Sazan Ibrahimi, tha se komunat nuk po kërkojnë privilegje, por zbatimin e të drejtave të tyre ligjore.

Kërkesat kryesore janë:

Kompensimi i obligimeve nga kontratat kolektive.

Mbulimi nga buxheti qendror i pagesave retroaktive për përvojën e punës.

Rishikimi i grantit për arsim dhe financimi i mbi 3,100 mësimdhënësve.

Ndalimi i centralizimit dhe cenimit të kompetencave komunale.

Përgjegjësi për humbjen e fondeve të BE-së dhe uljen e grantit të performancës.

Kompensimi i dëmeve nga vërshimet dhe fatkeqësitë natyrore që nga viti 2022.

Krijimi i grantit të katërt për investime kapitale.

Të Ngjashme