ShowBizzz

Pas videove në gjendje aspak të mirë emocionale, Fjolla Morina heq dorë nga bizneset e saj, jep lajmin e papritur

Fjolla Morina ka qenë një nga personazhet më të përfolur në mediat rozë gjatë muajve të fundit.

Këngëtarja e njohur u bë virale me disa video të shpërndara në rrjetet sociale, ku shfaqej në gjendje aspak të mirë emocionale.

Në një intervistë të dhënë më vonë për ‘’Kendiv’’ ajo tha se është mirë dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, duke treguar se kohën po e kalon jashtë skenës duke u përkushtuar te dy bizneset e saj, të cilat po ecin mbarë.

Por vetëm pak javë pas Fjolla ka dhënë një lajm se ajo po mbyll dyqanet e saj duke treguar se të gjithë mallin e ka në zbritje ndërsa ka thënë se arsyeja është personale.